Luana Vjollca drejt altarit?

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e spektaklit televiziv “Love Island Albania” dhe 4 çiftet u zhvendosën nga vila ku kanë qëndruar gjithë këtë kohë, në një studio e cila ishte dekoruar edhe me një altar.

Në këtë altar, secili nga çiftet i shprehën fjalët më të bukura njëri-tjetrit.

Në këtë moment Luana ndërhyri duke thënë me shaka: “A qenka komod. A ia vlen ta provojmë?”

Me shaka me shaka, por kujtojmë që prej vitesh tashmë ajo është në një marrëdhënie me Krenar Çoçajn. Mbase shumë shpejt mund të kemi një dasmë edhe nga moderatorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *