Një burrë është shtypur për vdekje nga një robot në Korenë e Jugut pasi nuk arriti ta dallonte atë nga kutitë e ushqimit.
Incidenti ndodhi kur burri, punonjës i një kompanie robotike rreth të 40-tave, po inspektonte robotin.
Krahu robotik, duke e ngatërruar burrin me një kuti të perimeve, e kapi atë dhe e vendosi në rripin e transportit, duke i shtypur fytyrën dhe gjoksin, tha agjencia e lajmeve koreano-jugore Yonhap.
Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë, raporton bbc.
Sipas Yonhap, roboti ishte përgjegjës për ngritjen e kutive me speca dhe transferimin e tyre në paleta.
Burri kishte kontrolluar funksionimin e sensorit të robotit përpara testimit në fabrikën e klasifikimit të specave në provincën Gyeongsang Jugor, të planifikuar për në 8 nëntor, shton agjencia, duke cituar policinë.
Testi ishte planifikuar të bëhej fillimisht më 6 nëntor, por u shty me dy ditë për shkak të problemeve me sensorin e robotit.
Burri, punëtor i kompanisë që prodhoi krahun robotik, po kontrollonte makinën deri në orët e vona të natës të mërkurën kur ajo nuk funksionoi.
Kujtojmë se ky nuk ishte incidenti i parë në shtetin aziatik pasi që në muajin mars, një burrë rreth të 50-tave, pësoi lëndime të rënda pasi u bllokua nga një robot ndërsa punonte në një fabrikë të prodhimit të pjesëve të automobilave. /Telegrafi/