Ndalohet e mitura, në çantën e shkollës i është gjetur marijuahnë

Ministria për punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, konkretisht në datë 09.11.2023 në orën 18.30 nga punonjës policie të Komisariatit Kisella Vodë është ndaluar një e mitur 17-vjeçare, për shkak se gjatë kontrollit në çantën e saj të shkollës është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë.

Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se në prani të njërit prind, një avokati dhe një inspektori për delikuencën e të miturve, në komisariat kanë zhvilluar një bisedë informative me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *