LSDM: Mickoski o nuk ka njohuri o me vetëdije thotë të pavërteta për Çebrenin 

Në kumtesën e lëshuar sot nga LSDM thuhet se Hristijan Mickoski ose nuk ka njohuri ose me vetëdije është duke thënë të pavërteta për Çebrenin dhe flet për disa skandale.

“Është skandal që Qeveria e Nikolla Gruevskit dhe VMRO -ja në vitin 2013 ia kanë dhënë Tikvesh investitorit privat saktësisht 3 muaj pas marrjes së aprovimit për ndërtimin i hidrocentrali “Vrutok” Çebren. Ndërsa LSDM-ja me një ndërhyrje në Vendimin për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit, 3 muaj pas vënies në punë të hidrocentrali të Çebrenit e fut Tikveshin në kompani të përbashkët.”

Është një ndryshim thelbësor dhe i madh. Domethënë, ishte Qeveria e VMRO-së dhe Nikolla Gruevski, të cilit Mickoski ishte këshilltar për energjetikë, donin t’i jepnin 100 milionë euro investitorit privat.

Është mirë që Mickoski në mënyrë indirekte e pranon këtë, por duhet t’u kërkojë falje qytetarëve dhe të tregojë të vërtetën ashtu siç është në të vërtetë, sepse pritet ta dijë si këshilltar për energji dhe si ish-drejtor i kompanisë elektrike e Maqedonisë. VMRO shpalli 11 herë tenderë për realizim për Çebren dhe dështoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *