
Ministrja e Punëve të Jashtme e Rumanisë, Luminita Odobesкu, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast do të realizojë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale, mbështetja e Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, partneriteti në kuadër të NATO-s, si dhe ngjarje të tjera aktuale në fushën e politikës së jashtme. Njëherit, ministrat do të nënshkruajnë Plan Veprimi për Bashkëpunim ndërmjet Ministrive të Jashtme të të dyja vendeve si dhe Protokoll për Bashkëpunim në Fushën e Arsimit.
Gjatë qëndrimit në Shkup, Ministrja Odobescu do të takojë edhe përfaqësues të tjerë të kreut shtetëror.
Agjenda (E mërkurë, 15.11.2023)
12:00 Mbërritja e MPJ Odobesku në Ministrinë e Punëve të Jashtme
12:00-12:15 Takimi Tête-à-tête Osmani Odobesku
12:15-12:35 Takim bilateral ndërmjet delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë
12:35-12:45 Nënshkrimi i Protokollit për bashkëpunim në fushën e arsimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit të Rumanisë
Nënshkrimi i Planit të Veprimit për bashkëpunim për vitin 2024-2025 ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë