
Sekretari shtetërorë Valmir Aziri sot është përshëndetur me kolegët e tij në ministrinë kulturës pasi u emërua drejtor i Qendrës për Kulturë në Stamboll të Republikës së Turqisë, shkruan Top24
Në një atmosferë festive të punësuarit në këtë ministri e uruan bashkarisht Azirin për detyrën e re duke e falenderuar për bashkëpunimin, korektësinë dhe mbështetjen e dhënë për këto vite sa ka qenë në këtë detyrë si sekretar shtetërorë.
“7 vite bashkëpunim, kryelartë e morra detyrën e sekretarit shtetëror, kryelartë po e lë të njejtën, një bakllavë me kolegët për të më uruar misionin e ri, e unë për ti falemenderuar për bashkëpunimin e tyre shembullor!
Ju falemenderit!