Pikat për dokumente personale në Shkup më 29 dhe 30 nëntor me orar të plotë të punës

Terminet e caktuara për më 29 dhe 30 nëntor për fotografim dhe zëvendësim të dokumenteve personale në Shkup do të realizohen. Ministria e Punëve të Brendshme informon se pikat për dhënie të dokumenteve personale në ato ditë do të punojnë me orar të plotë të punës.

MPB i njofton qytetarët pasi që Qeveria pardje në mbledhje solli vendim për shkak të Takimit ministror të OSBE-së, të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në territorin e Qytetit të Shkupit, si dhe shkollat fillore dhe të mesme në kryeqytet, më 29 nëntor (e mërkurë) të punojnë deri në orën 12:00, ndërsa më 30 nëntor (e enjte) për to të jetë ditë jopune.

“Me qëllim të funksionimit të papengueshëm të procesit të z[vendësimit dhe dhënies së dokumenteve personale, shërbimet për punë qytetare do të punojnë, ndërsa MPB u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë terminet e caktuara”, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *