Kartolina e piktorit Edi Rama për Euro 2024: Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike!

Kryeministri Edi Rama ka uruar kuqezinjtë për barazimin me Moldavinë. Një pikë, por një pikë e vlefshme për të bërë realitet ëndrrën e përfaqësimit nga Kombëtarja jonë këtë Europian.

“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”- shkruan Rama i emocionuar, ndërsa e shoqëron mesazhin me një kartolinë; Euro 24, një zemër dhe shqiponja e kuqe mbi një fushë me renditjen e skuadrave në të zezë, e cila thotë me krenari Berlin ja ku po vijmë.

Mesazhe urimi për fitoren e merituar të Kombëtares shqiptare ka përcjellë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

“Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024!”- shkruan Begaj.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *