
Një front i ftohtë nga Atlantiku do të përshkojë Evropën Qendrore, ku priten reshje shiu dhe stuhi në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të intensifikohen pasdite me stuhi në zonën veriore qendrore, në mesnatë do të zhvendosen në lindje. Në lartësi 1200 m reshje bore. Në bregdet era do të fryjë me drejtim jug-perëndim, me shpejtësi 15-25 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/14°C,
– Zonat e ulëta 12 /21°C,
– Zonat bregdetare 16/22°C.