Gjatë bastisjeve në Shkup janë gjetur kokainë, ekstazi, kristal met dhe marihuanë, arrestohen dy dilerë

Në Shkup, nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike– Sektori për tregti të kundërligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme në MPB, në koordinim dhe veprim të përbashkët me nëpunës policorë nga Njësiti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në SPB Shkup, kanë privuar nga liria personat K.K.(35) nga Shkupi dhe L.B.(30) nga Shtipi, me vendbanim të përkohshëm në Shkup.

 Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, rreth orës 16:00 në zonën e Kisella Vodës, nga nëpunës policorë  është kryer kontrollë të  K.K. pranë shtëpisë së tij ku u gjetën 50 tableta ekstazi, kokainë dhe një pako me drogën sintetike kristal met.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *