Zyrtare: Liverpooli emëron trajnerin e ri

Liverpool ka njoftuar emërimin e trajnerit holandez Arne Slot, i cili do të largohet nga Feyenoord për të zëvendësuar Jurgen Klopp në “Anfield” në fillim të qershorit.

“Klubi i Futbollit Liverpool mund të njoftojë se Arne Slot ka rënë dakord për një marrëveshje për t’u bërë trajneri i ri i klubit, duke marrë zyrtarisht pozicionin më 1 qershor 2024, me kusht që të ketë leje pune”, thuhet në një deklaratë.

“45-vjeçari do t’i bashkohet Reds nga Feyenoord përpara sezonit 2024-2025, pasi u arrit një marrëveshje me klubin Eredivisie për shërbimet e tij”.

Slot ka impresionuar në vendlindjen e tij, duke udhëhequr Feyenoord drejt titullit të Eredivisie sezonin e kaluar dhe duke fituar kupën vendase me ta këtë sezon.

Ai gjithashtu i çoi ata në finalen e Ligës së Konferencës në 2022.

Emërimi i tij u konfirmua gjatë lamtumirës së Klopp të dielën, kur gjermani thirri emrin e Slot dhe u bëri thirrje tifozëve në “Anfield” që të qëndronin pas trajnerit të tyre të ri.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *