Valbon Limani zgjidhet ushtrues detyre kryetar i Komunës së Gostivarit

Me 22 vota “për” nga 31 këshilltarë të Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani u zgjodh ushtrues detyre kryetar i Komunës së Gostivarit.

Limani zëvendëson Arben Taravarin, i cili u bë ministër i Shëndetësisë dhe dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të komunës.

Ndërkaq me 21 vota “për”, Namik Durmishi u zgjodh kryetar i Këshillit komunal, në vend të Valbon Limanit, i cili e ka mbartur deri me sot këtë post.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *