Qeveria e RMV miraton masa për mbrojtje nga temperaturat e larta

Për shkak të valës së të nxehtit që përfshiu vendin, është aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. Me këtë rast Qeveria ka miratuar rekomandime për lirimin nga puna të disa kategorive të qytetarëve dhe ndalim të aktivitetit fizik në ambient të hapur.

Qeveria në mbledhjen e sotme online, pas marrjes së informacionit për temperaturat e larta në të cilat ndodhet shteti, miratoi rekomandimet, masat dhe parandalimin e mëposhtëm për mbrojtje, edhe atë:

  • Nga detyrat e punës lirohen gratë shtatzëna dhe persona mbi 60 vjeç në periudhën prej datës 12.07.2024 (e premte) deri më 18.07.2024 (e enjte).
  • Gjithashtu, në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë në vende të hapura, me ç’rast duhet shmangur kryerja e aktiviteteve ndërtimore dhe aktiviteteve të fizike në ambient të hapur në periudhë prej orës 11:00 deri në orën 17:00.
  • Njëkohësisht në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim që kopshtet e fëmijëve të mos ushtrojnë aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në periudhën nga ora 11 deri në orën 17:00.

Gjithashtu, Qeveria u rekomandon njësive të vetëqeverisjes lokale, Kryqit të Kuq dhe qendrave për çështje sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit që t’u ofrojnë ndihmë personave të vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë, dhe duke pasur parasysh se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit për detyrimin e respektimit të rregulloreve ligjore në këtë fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *