Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc ka frekuencë të shtuar të automjeteve

Edhe sot pritje të gjata në vendkalimet kufitare “Bogorodicë” dhe “Tabanoc” për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut.

Nga LAMM nuk ka informacione se sa kohë do të duhet për të dalë nga Maqedonia, përveç se intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

“Karakteristikë për periudhën e verës, në GP Tabanovce për hyrje dhe GP Bogorodica për dalje nga vendi, ka frekuencë të shtuar të automjeteve.

Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vend”i, thonë nga LAMM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *