Categories BOTA

Drogonte gruan dhe ftonte burra ta abuzonin, dënohet “përbindëshi” në Francë 

Prokurorët francezë kërkuan dënimin maksimal prej 20 vitesh burg për ish-bashkëshortin e Gisele Pelicot, i cili pranoi se e kishte droguar dhe dhunuar atë, edhe përmes njerëzve të tjerë kur ajo kishte qenë e pandërgjegjshme.

– Advertisement –

Kryeministri francez Michel Barnier vlerësoi Pelicot për “kurajën e pabesueshme.” Ai njoftoi se qeveria do të lëvrojë fonde shtesë në mbështetje të viktimave të dhunës në familje dhe se do të ketë një procedurë të thjeshtësuar për të dorëzuar ankesat për këto lloj krimesh.

“Fondet e lëvruara nga qeveria për emergjencat mjekësore janë rritur këtë vit me rreth 7 milionë euro. Sikurse e dini, që prej vitit të kaluar viktimat e dhunës në familje kanë të drejtën për mbështetje financiare në mënyrë që të ndërrojnë vendstrehim dhe të mbulojnë shpenzimet e përditshme. Ndërkohë, nga fundi i vitit 2025, gratë do të mund të bëjnë ankesat nga çdo spital francez apo qendër urgjence,” deklaroi Barnier.

Gjyqi ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare dhe e ka kthyer Gisele Pelicot në një ikonë të aktivistëve që luftojnë dhunën seksuale.

Duke mbajtur banera dhe tym lejla, aktiviste të shumta performuan një vallëzim të llojit “Haka,” ndërsa në gjykatën e Avinjonit mbahej procesi.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *