Categories BOTA

Përshkallëzim tensionesh? Kina dhe Rusia dërgojnë avionët mbi Detin e Japonisë

Ushtritë e Kinës dhe Rusisë kanë organizuar dhe kryer patrullimin e nëntë të përbashkët ajror në “hapësirën relevante ajrore” mbi Detin e Japonisë, tha transmetuesi shtetëror kinez, CCTV.

Patrullimi ajror ishte pjesë e një plani për bashkëpunim vjetor mes këtyre dy vendeve prej vitit 2019.

CCTV raportoi se patrullimi ajror ka për qëllim testimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të përbashkëta operacionale dhe stërvitore të forcave ajrore të këtyre vendeve.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se i ngriti avionët e vet luftarakë pasi 11 avionë luftarakë kinezë dhe rusë u futën në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të vendit (ADIZ). Avionët qëndruan për rreth katër orë, para se të largoheshin pa shkaktuar ndonjë incident.

Koreja e Jugut ka protestuar ndaj Kinës dhe Rusisë pasi ato e kryen patrullimin ajror pa njoftuar paraprakisht.

Vendet kërkojnë që çdo avioni i huaj luftarak që futet në zonën e tyre ADIZ të identifikohet për arsye sigurie.

Megjithatë, këto zona nuk cilësohen si hapësira ajrore të një shteti sovran dhe shpesh shtrihen në zona të ADIZ-ve të vendeve të tjera.

Në korrik, Kina dhe Rusia kryen një patrullim të përbashkët ajror duke përdorur bombardues strategjikë që mund të pajisen me armë bërthamore në afërsi të shtetit amerikan, Alaska, në Paqësorin Verior dhe Arktik, duke i nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë t’i dërgojnë avionët e tyre luftarakë në hapësirën e vet ajrore./ REL

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *