Categories LIFESTYLE

Pesë mënyra për ta mbajtur trupin më energjik gjatë dimrit

Ndërkohë që në stinën e dimrit njerëzit priren të ndihen më të lodhur, ka disa mënyra për ta rregulluar këtë gjë.

Dietologia, Amy Goodson, ka thënë për The New York Post, se përmes mënyrës së balancuar të të ngrënit ushqim të pasur me vlera ushqyese, planifikimit të orarit të ngrënies e ushtrimeve, mund të stabilizohet niveli i energjisë trupore dhe të largohen ndjenjat e lodhjes.

Mëngjesi me proteina

Goodson ka rekomanduar se mëngjesi duhet të jetë i pasur me proteina për ta rritur nivelin e energjisë të trup.

“Fillimi i ditës me ushqim të balancuar që përmban proteina në mënyrë që të fuqizohen muskujt”, ka thënë ajo.

Ekspertët kanë bërë të ditur se mëngjesi duhet të konsumohet në orën e parë pas zgjimin nga gjumi, në mënyrë që metabolizmi të jetë në rregull.

Një studim që është bërë në vitin 2019, ka sugjeruar se, brenda ditës, duhet të konsumohen dy deri në tri shujta, sidomos mëngjesi, në mënyrë që shujta e fundit e ditës të përfundohet rreth orës 15 ose 16 pasdite.

Të ndjekurit e këtij orari, mund të përmirësojë nivelin e yndyrave në gjak, inflamacionin, si dhe ndjenjën e urisë.

Stabilizimi i nivelit të sheqerit në gjak

Goodson ka thënë se ushqimet që balancojnë nivelin e sheqerit në gjak, si frutat e malit, drithërat e plota e djathi, mund ta rregullojnë edhe nivelin e energjisë trupore.

“Frutat e malit, drithërat, djathi e frutat e tjera mund ta mbajnë energjinë trupore lart përgjatë ditës”, ka thënë ajo.

Niveli i ulët i sheqerit ne gjak mund të nxisë lirimin e hormoneve stresuese, të cilat priren të krijojnë ndjenjat e lodhjes.

Ushtrimet

Dietologia ka thënë se në mënyrë që gjaku të qarkullojë mirë duhet bërë ushtrime.

“Bëni ushtrime, qoftë edhe vetëm për pak çaste. Lëvizjet nxisin qarkullimin e gjakut dhe rregullojnë energjinë trupore”, ka thënë Goodson.

Gjumi

Goodson gjithashtu ka theksuar se gjumi luan rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për energjinë trupore.

Ajo ka thënë se rekomandohet të flini për 7 deri në 9 orë dhe kjo sipas saj mbron energjinë trupore.

“Pushimi i mirë e lejon trupin të bëjë riparimin që i duhet duke e larguar lodhjen që mund të vijë si pasojë e ditëve të shkurtra gjatë dimrit”, ka thënë dietologia.

Hidratimi

Goodson ka thënë se konsumimi i mjaftueshëm i ujit e bën trupin me energjik dhe nxit organizmin t’i absorbojë më mirë vlerat ushqyese të nevojshme.

“Hidratimi mbështet tretjen e ushqimin në mënyrën e duhur dhe mban lartë nivelin e energjisë. Mundohuni të konsumoni 8 deri në 10 gota ujë brenda ditës që ta mbani lodhjen larg, sidomos gjatë dimrit”, ka thënë ajo.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *