Pas lajmit dhe vidove të shpërndara se artistja e madhe Parashqevi Simaku është e pastrehë në Nju Jork janë lajmëruar mjaft individë e bizmesmenë për t’i dalë në ndihmë artistes shqiptare e cila tash e 30 vjet jeton në Amerikë, shkruan Botapress.
Një prej tyre është edhe avokati Ardi Domgjoni i cili ofron këto ndihma për Simakun:
Së fundmi është raportuar në media se z. Behgjet Pacolli i ka ofruar znj. Parashqevi Simaku, ikonës së paharrueshme të muzikës shqiptare, strehim dhe punë ose një pension në Shqipëri ose Kosovë. Një gjest ky i vlerësueshëm dhe fisnik, të cilin e marr si të mirëqenë.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse znj. Simaku është e interesuar të kthehet në atdhe ose të përfitojë nga kjo ofertë. Në këtë frymë, dhe duke ruajtur plotësisht dinjitetin dhe privatësinë e saj, dëshiroj të shpreh gatishmërinë time për t’i ofruar të gjitha shërbimet dhe aftësitë e zyrës sime të avokatisë, Domgjoni Laë Office, PLLC, pa asnjë kosto për të, duke perfshire aplikimet per:
• Aplikime për Section 8 Housing për të siguruar strehim të përballueshëm;
• Medicaid ose Medicare për mbulimin e sigurimeve shëndetësore;
• Social Security për përfitime pensionale;
• Food Assistance për nevoja ushqimore.
Si avokat dhe si shqiptar, ndjej përgjegjësinë për të kontribuar në mbështetjen e një artisteje që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën tonë kombëtare. Znj. Simaku, jeni e mirëpritur të na kontaktoni në çdo kohë – ndihma jonë është e sinqertë dhe pa asnjë obligim.