Categories RAJONI

Vrasja e dyfishtë në Klinë, reagon kryetari i komunës

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka reaguar lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në këtë komunë. Ai ka thënë se viktimat janë Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë.

Duke ngushëlluar familjen Shlilova, Elezaj ka thënë se ky lajm i ka tronditur të gjithë.

“Me dhimbje e pikëllim të madh kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbetën të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë. Ky lajm i papritur e i kombshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve. Në emrin tim dhe të komunës së Klinës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin!”, ka shkruar Elezaj.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *