Categories VENDI

Mickoski i bën thirrje çifteve të lindin më shumë fëmijë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka alarmuar sot se Maqedonia i nënshtrohet rreziqeve për t’u shuar si shtet.

Mickoski ka theksuar demografinë si një element shumë të rëndësishëm për përforcimin e shtetit, ndërsa ka porositur qiftet që të krijojnë familje shumanëtarëshe.

“Çdonjëri që ka vendosur të hyjë në bashkësi martesore, çdonjëri që ka vendosur të krijojë që përbëhet nga babai – burrë dhe nëna – grua, me gjini të ndryshme, duhet të bëjë akt patriotik ndërsa ai është të ketë familje me shumë fëmijë. Unë e di se është e vështirë, por gjyshja ime Mitra dhe gjyshi im Mishko ishin nga shtatë fëmijë dhe mesiguri as për ta nuk ka qenë e lehtë. Por, ata kanë bërë edhe nga tre fëmijë – prindërit e mi, ato kanë bërë dy fëmijë. Dhe këtu veç më ndezet alarmi sepse norma natyrore për fertiliet për mbajtjen normale të një kombi është 2,1, gjithçka që është nën atë do të thotë shuarje e heshtur e një kombi”, theksoi Mickoski.

Kryeministri shtoi se, qindra mijëra maqedonasë i janë nënshtuar asimilimit të ndryshëm, përfshirë edhe atë ekonomik. Prandaj ai tha se, shtetit i nevojitet rritje e shpejtë ekonomike, ndërsa një nga parakushtet që kjo të ndodhë është zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *