Autoritetet kanë ndërmarrë veprime për procedurë disiplinore ndaj policit që e hoqi flamurin shqiptar nga shtylla në Kumanovë. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski tha se i ka parë videot dhe se tashmë janë përgatitur shkresa zyrtare për dy policë, njëri maqedonas dhe tjetri shqiptar.
https://www.facebook.com/share/v/1DvvDNnJmF/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v“Është përgatitur shkresë zyrtare edhe ndaj zyrtarit që ishte ngjitur në automjet, edhe ndaj një zyrtari tjetër. Njëri person zyrtar është shtetas i Maqedonisë, të dy janë shtetas të Maqedonisë, njëri është me nacionalitet maqedonas, tjetri me nacionalitet shqiptar. Kështu që do të do të veprojmë në mënyrë adekuate, ju sigurojmë”, tha Toshkovski.
Mbrëmë zv/ministri i Brendshëm Astrit Iseni siguroi që nuk do të lejojë sjelle të këtilla në MPB.
“Do të ketë një procedurë disiplinore kundër punonjësit të MPB-së, që hodhi flamurin shqiptar, çdo punonjës i MPB-së, ka detyrim t’i respektojë ligjet dhe simbolet e gjitha bashkësive etnike në RMV”, tha Iseni.
Ndryshe, edhe zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti tha se heqja e flamujve nuk është kompetencë e policisë dhe premtoi se do të ketë përgjegjësi për rastin në fjalë./tv21.tv/