Categories VENDI

Më 19 janar, regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka njoftuar se të dielën, më datë 19 janar 2025 do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup për shkak të festës fetare – Ujit të Bekuar, ku hedhet kryqi në lumin Vardar, transmeton TV21.

Regjimi i veçantë i komunikacionit do të zhvillohet në komunat si Gjorçe Petrov, Kisella Vodë dhe Aerodrom.

Në Shkup, e mbyllur për qarkullim do të jetë rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në drejtim të udhëkryqit me bulevardin “Goce Dellçev” deri te udhëkryqi me rrugën “11 Tetori” në dy drejtimet.

Në komunën e Kisella Vodës për qarkullim do të mbyllen rrugët “14 Dhjetori” dhe një pjesë e rrugëve “Hristo Tatarçev” dhe salla “Rasadnik”.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *