Koalicioni VLEN nëpërmjet një reagimi vlerëson se Lista e Zezë e SHBA-së është e vërteta e BDI-së, ndërsa manipulimet e anketave nuk e nxjerrin nga balta. Sipas tyre, zgjidhja e vetme për integristët është mashtrimi përmes anketave të manipuluara, duke tentuar për t’i mashtruar e hutuar masën kanë filluar tu besojnë edhe vetë gënjeshtrave të sajuara prej tyre.
Megjithatë, siç thonë nga VLEN është e rëndësishme që qytetarët janë të vetëdijshëm për t’i lexuar e kuptuar tentimet për manipulime të tilla. Nga koalicioni shqiptar qeveritar, thonë se ka ardhur koha që shqiptarët të kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe përfaqësim të vërtetë në politikë. Ata, i ftojnë të gjithë qytetarët të reflektojnë mbi të ardhmen që dëshirojnë dhe të mbështesin vlerat që përfaqësojnë unitetin, transparencën dhe zhvillimin.