
Ngritet aktakuzë për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit“Institucionet e sigurisë, të punojnë dhe të veprojnë fuqishëm në këtë drejtim, sepse është në pyetje siguria dhe e ardhmja popullit tonë”
Kosova, duket se ka pasur individë brenda shtetit që iu kanë shërbyer shërbimeve të huaja në dëm të interesave të vendit të tyre. Dy prej tyre janë Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, ndaj të cilëve tashmë është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).
Më 19 shkurt 2025, PSRK ngriti aktakuzë kundër Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, duke i ngarkuar se kanë mbledhur dhe dërguar informacione dhe dokumente tek BIA serbe në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët dhe pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje dhe objekte specifike, përfshirë edhe një masakër.
PSRK thotë se, përmes këtyre veprimeve, synohej shkaktimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës, krijimi i një narrativi të pavërtetë lidhur me Spitalin Ushtarak të UÇK-së për trafikim organesh dhe vënia në dyshim e vërtetësisë së masakrës, siç thuhet në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.
Aktakuza ngarkon Muharremin dhe Qerimin për spiunazh, ndërsa Qerimi akuzohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje.
Tahiraj: Lajm shpresëdhënës se diçka po lëvizë
