
Erërat e forta dhe moti i keq kanë shkaktuar dëme në disa pjesë të qytetit të Shkupit.
Shërbimet kompetente po e ndjekin situatën me kujdes, ndërsa Qendra për Menaxhimin e Krizave është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet përkatëse në terren.
Siç informojnë nga ky institucion, Drejtori Muhamed Ali, së bashku me shërbimet e përhershme në QMK, i koordinojnë aktivitetet dhe informojnë të gjitha institucionet kompetente për të siguruar ndërhyrje në kohë për të siguruar lëvizjen e qytetarëve.









