
Sipas votave të numëruara për Këshillin Komunal të komunës së Likovës, Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka dalë fituese edhe atë me gjithsej 12 këshiitarë. AKI ka marrë 6.549 vota apo 60.67 % të trupit votues.
Brenda koalicionit të AKI-së, BDI ka numrin më të madh të këshilltarëve, gjithsej 6, pas saj është ASH e Taravarit me 4 këshilltarë, ndërsa ASH e Selës dhe Lëvizja Populli kanë marrë nga 1 këshilltarë.
Nga ana tjetër koalicioni VLEN në komunën e Likovës ka fituar 7 këshilltarë. Ky koalicion ka marrë gjithsej 3.918 vota, ose 36.29 përqind të trubit votues.








