
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka shpallur fitoren në balotazhin për Komunën e Gjilanit.
Sipas të dhënave të fundit (të përditësuara në orën 20:29), janë numëruar 130 nga 133 vendvotime, ose 97.74% e totalit. Hyseni ka marrë 21,686 vota, që përbëjnë 61.09%, ndërsa kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli, ka siguruar 13,815 vota ose 38.91%.
Pas publikimit të këtyre rezultateve, Hyseni ka reaguar në rrjetet sociale, duke shkruar:
“Gjilan, të dua me zemër! ♥️Shihemi në festën e fitores në orën 21:30 te Teatri i Qytetit.
BASHKË!”









