Categories BOTA

Personat e armatosur prapa sulmit në Sidnei ishin baba e bir

Komisionari i Policisë së New South Wales, Mal Lanyon, ka thënë se dy personat prapa sulmit në një plazh në Sidnei ishin baba e bir. 

Një 50-vjeçar është qëlluar për vdekje në vendin e ngjarjes, ndërsa i biri i tij i moshës 24-vjeçare gjendet në spital në gjendje kritike. 

Në sulmin në plazhin Bondi në një festë hebraike janë vrarë të paktën 15 persona. 

Lanyon ka thënë se 50-vjeçare kishte armë me leje dhe i kishte gjashtë armë të regjistruara në emrin e tij. Besohet se ato armë u përdorën në sulm. 

Viktimat janë të moshave nga 10 deri 87-vjeçare. 40 persona mbesin duke marrë trajtim në spital. 

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *