Categories VENDI

Qeveria për vitin e ardhshëm ka paraparë 823 milion euro për investime kapitale

Deri në fund të vitit 2025, Qeveria planifikon të harxhojë një shumë rekord prej 823 milion euro për projekte kapitale. Plani i Qeverisë fillimisht duket tejet ambicioz, duke pasur parasysh se nga buxheti i këtij viti, janë realizuar vetëm 40,6% e projekteve kapitale, ose gjithsej 295 milion euro, edhe pse, për këtë qëllim ishin paraparë 790 milion euro. Megjithatë, edhe pse ka mungesë të kapaciteteve njerëzore, vitin e ardhshëm mund të pritet realizim më i lartë i projekteve kapitale, për shkak se është vit zgjedhor, thotë për Alsat, profesori universitar, Bujamin Bela.

“Kërkon një përkushtim të veçantë të gjithë procesit sepse çdo hallkë e këtij procesi paraqet atë sinergjinë pozitive që mund ta jep drejt realizimit. Në këtë këndvështrim, shohim edhe nga enti i revizionit të investimeve kapitale që kanë të bëjnë me shtetin tonë, problematikat janë në mungesë të një qendre me menaxhim me projektet kapitale të cilat do ta shtojnë intensitetin e përcjelljes dhe fidbekut të pikave të cilat do të jenë problematike për t’i realizuar”, tha Bujamin Bela – Profesor universitar.

Bela përmend prioritetet e investimeve në vendbanimet shqiptare.

“Të ndihmohen çerdhet, të ndihmohen shkollat të cilat ishin në program me sa i pash. Ishte spitali i Kërçovës që është në fokus të bëhet ndërtimi. Është korridori i cili në veçanti kalon në pjesën shqiptare që është një ndërlidhje me Shqipërinë. Nga ana tjetër flitet edhe për pjesën e tunelit, lidhjen me Prizrenin që të hapet si lloj i procedurës.
Edhe pse Qeveria fillimisht paratë për investime kapitale i planifikon për shkolla, spitale, ujësjellës, infrastrukturë e të tjera, në fund gjithmonë shpërndahen për nevoja të tjera sikurse për paga, pensione apo subvencione. Vitin e kaluar për shembull, Agjencia për Siguri Kombëtare, edhe pse ka pasur në dispozicion 1.5 milion euro, ka harxhuar vetëm 1700 euro. Drejtoria për Kryerjen e Sanksioneve, nga 3 milion euro në dispozicion, ka harxhuar vetëm 25 mijë euro. Institucione si KSHZ apo Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor nuk kanë harxhuar asnjë denarë”, tha Bujamin Bela – Profesor Universitar./Alsat.mk

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *