Categories BOTA

“Tronditet” Norvegjia/ Gjinekologu akuzohet për përdhunimin e 87 grave në mbi 20 vjet

Norvegjia është tronditur nga një rast abuzimi seksual i përshkruar si skandali më i madh i këtij lloji në historinë e vendit, që përfshin aktivitetet e errëta të një gjinekologu në gjyq për përdhunimin e dhjetëra grave gjatë një periudhe 20-vjeçare.

Sipas Daily Mail, gjinekologu Arne Bye, 55 vjeç, i cili ka punuar për shumë vite në klinikën komunale në qytetin e vogël Frosta, akuzohet se ka përdhunuar 87 gra dhe ka regjistruar në video sulmet seksuale që ndodhën në klinikën e tij dhe shtëpitë e viktimave të tij.

Bye përballet me akuzat për shpërdorim të pozicionit të tij për të arritur kontakt seksual me gjithsej 94 gra, duke përfshirë dy vajza të mitura. Viktima e tij më e madhe ishte 67 vjeç, ndërsa viktimat më të reja ishin 14 dhe 15 vjeç.

I pandehuri është deklaruar fajtor për tre akuza për përdhunim dhe 35 akuza për shpërdorim të pozitës dhe përballet me 21 vjet burg.

Policia ka sekuestruar më shumë se 6000 orë filmime , shumica e të cilave janë të ekzaminimeve gjinekologjike të regjistruara pa dijeninë e pacientëve.

Sipas aktakuzës, Bye dyshohet se ka përdorur objekte të tilla si një “deodorant”, një “shishe” dhe një objekt cilindrik të paspecifikuar gjatë këtyre ekzaminimeve, pa arsyetim mjekësor./abcnews.al

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *