Categories LIFESTYLE

Një vit më parë u diagnostikua me kancer, aktorja e njohur flet për sfidat e betejës më të vështirë të jetës  

Aktorja e njohur amerikane, Olivia Munn, ka bërë së fundmi një postim në rrjetet e saj sociale, ku falenderon djalin e saj që e ka ndihmuar gjatë betejës së saj me kancerin.

Një vit më parë ajo u diagnostikua me kancer në gji, ndërsa tani vazhdon t’i nënshtrohet ndërhyrjeve dhe trajtimeve të nevojshme.

Munn ka publikuar një fotografi me të birin dhe krahas kësaj poze ajo shpjegon se sa shumë mbështetje e ka patur të voglin në periudhën më të vështirë të jetës.

Me rastin e ditëlindjes së tij, aktorja, përveçse e ka falenderuar, dhe e ka uruar djalin e saj 3-vjeçar.

“Magic Malk mbush 3 vjeç sot. Kjo foto është bërë vitin e kaluar rreth kohës kur kuptova se kisha kancer në gji. Këtë herë, i kujtoj të gjitha me mall për shkak të këtij djali të vogël. Më bëri më të fortë dhe më të qetë në mënyra që nuk e dija se mund të isha. Gëzuar ditëlindjen djali im i ëmbël. Ti ma hape zemrën”, shkruan Olivia ndër rreshta të ndjerë.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *