Categories TEKNOLOGJI

Bashkimi Europian gjobit Meta me 800 milionë euro për praktika abuzuese

Komisioni Europian gjobiti ditën e Enjte Meta Platforms me 797 milionë euro për praktika abuzuese me Facebook Marketplace.

Meta tha se do të apelonte vendimin ndërsa në të njëjtën kohë do të punonte për të gjetur një zgjidhje lidhur me shqetësimet dhe shkeljet e ngritura nga autoritetet.

“Komisioni Europian ka gjobitur Meta për shkeljen e ligjeve Europiane të konkurrencës duke lidhur ngushtë shërbimin e saj Facebook Marketplace me rrjetin social personal Facebook dhe aplikuar kushte të pandershme për ofruesit e tjerë,” tha Komisioni Europian.

Lëvizja vjen dy vite pasi Komisioni Europian e akuzoi gjigantin Amerikan të teknologjisë se i jep avantazh të padrejtë Facebook Marketplace i cili njihet edhe ndryshe si “platformë reklamimi e klasifikuar.” Avantazhi i padrejtë qëndron tek lidhja ngushtë e dy shërbimeve.

Hetimet formale u hapen ndaj Facebook në Qershor të 2021 dhe në Dhjetor të 2022 ngriti shqetësime për lidhjen e ngushtë mes rrjetit social dhe platformës online të shitblerjes.

Facebook lançoi Marketplace në 2016-ën në disa vend Europiane. BE-ja thotë se Facebook ja imponon përdorimin e Marketplace përdoruesve të rrjetit social ndërsa këta të fundit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të ndërveprojnë me platformën.

/PCWorld Albanian

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *