Debbie Nelson, nëna e reperit Eminem, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ajo ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin e mushkërive.
Eminem ende nuk ka komentuar publikisht për vdekjen e nënës së tij. Ai ka pasur një marrëdhënie të vështirë me nënën e tij. Këtë marrëdhënie reperi e ka pasqyruar shpesh në tekstet e tij muzikore, siç është kënga Cleanin’ Out My Closet. Në këtë këngë të vitit 2002, Eminem e akuzon nënën e tij për abuzim me drogën. Më pas Nelson e paditi djalin e saj për shpifje në vitin 1999 për një tjetër nga hitet e tij, My Name Is, por më vonë tha se kjo deklaratë ishte ide e avokatit të saj.
Megjithatë, kur ai mori çmimin e madh në Hall of Fame, Debbie e përshëndeti djalin e saj publikisht.
Nuk mundi të lejoj të kalojë kjo ditë pa të uruar për çmimin në Hall of Fame. Të dua shumë. E dija se do të arrije. Ka qenë një udhëtim i gjatë”-shprehej dikur nëna e reperit.