Categories VENDI

Taravari: Dhënia e çelsit të Prishtinës Ali Ahmetit, ofendim për shqiptarët e Maqedonisë

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i dorëzoi dje “Çelësin e Qytetit” liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Ky veprim ka ngjallur reagime të ashpra nga njëri nga krerët e VLEN-it, Arben Taravari, |i cili e ka cilësuar këtë nderim si një ofendim të madh për shqiptarët e Maqedonisë.

Taravari theksoi se ky është një veprim absurd, duke u nisur nga fakti se Ahmeti është shpallur nga Ambasada Amerikane si një person i përfshirë në afera korruptive dhe se ai ka abuzuar me besimin e popullit për më shumë se dy dekada. Ai shtoi se për këto arsye, dhënia e “Çelësit të Qytetit” Ahmetit është një ofendim për shqiptarët e Maqedonisë, që kanë vuajtur nga politika e tij.

“Ali Ahmeti ka keqpërdorur popullin shqiptar për 22 vjet, duke e varfëruar dhe pasuruar të afërmit e tij. Ky është një akt që reflekton papërgjegjshmëri dhe është ofendim për shqiptarët e Maqedonisë”, shkroi Taravari në rrjetet sociale.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *