Categories VENDI

Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, takohet me Drejtorin e Doganave për forcuar bashkëpunimin institucional

Sot, Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, realizoi takim pune me Drejtorin e Doganave, ku u diskutuan sfidat dhe problematikat e vazhdueshme që hasen në punën e përditshme të Postës.

Në takim, të dyja palët u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit në drejtim të parandalimit të aktivitetit ilegal, i cili dëmton si shtetin, ashtu edhe Postën e Maqedonisë së Veriut. Ky bashkëpunim synon përmirësimin e efikasitetit dhe eliminimin e pengesave që ndikojnë negativisht në shërbimet postare.

“Do të mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e një bashkëpunimi të fortë me institucionet kompetente, për të parandaluar çdo veprim të jashtëligjshëm që dëmton interesin publik,” theksoi drejtori Orhan Kurtishi.

Punët do të vazhdojnë me përkushtim dhe koordinim të plotë për të përmirësuar funksionimin e Postës dhe mbështetjen e interesave të qytetarëve.

May be an image of 4 people
May be an image of 3 people and text

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *