Categories RAJONI

Ambasada e Shqipërisë në Kiev sulmohet nga ushtria ruse

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kiev është dëmtuar nga sulmet ajrore ruse të premten.

Përmes një njoftimi për mediat, bëhet e ditur se është dëmtuar pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së Ambasadës, duke vënë në rrezik jetën e personelit, transmeton Klankosova.tv.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dënuar këto sulme, të cilat i ka quajtur brutale, shkruan A2 CNN.

Sulmi vjen në një ditë kur në Prishtinë po zhvillohet një mbledhje mes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe atyre të Kuvendit të Kosovës, por nuk dihet nëse ka lidhje me këtë zhvillim.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *