Një aeroplan i vogël është rrëzuar në aeroportin e Stuttgartit të dielën.
Sipas policisë gjermane thuhet se dy persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Operacionet e fluturimit u pezulluan përkohësisht.
Sipas policisë thuhet se piloti 77-vjeçar ka dashur të zbarkojë avionin e tij me helikë njëmotorësh të dielën pasdite në mot të keq.
Ndërkaq avioni i lehtë ka thyer një gardh për një arsye të panjohur dhe më pas ka ndaluar.
Operacionet e fluturimit në Stuttgart janë pezulluar përkohësisht pas rrëzimit.