Categories BOTA

GRUAJA JAPONEZE, PERSONI MË I VJETËR NË BOTË, VDES NË MOSHËN 116-VJEÇARE

Screenshot

Gruaja më e vjetër në botë, Tomiko Itooka, ka vdekur në moshën 116-vjeçare, raportoi media japoneze, transmeton Anadolu.

Itooka ka ndërruar jetë në një shtëpi pleqsh në provincën perëndimore Hyogo, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo.

Itooka, e lindur më 23 maj 1908, u bë personi më i vjetër i gjallë në Japoni në dhjetor 2023 pas vdekjes së Fusa Tatsumit, 116 vjeçe, në Osaka.

Shtatorin e kaluar Itooka u njoh si personi më i vjetër i gjallë në botë nga Rekordet Botërore Guinness pas vdekjes së mbajtëses së mëparshme të rekordeve, Maria Branyas Morera, 117 vjeçe, nga Katalonia, Spanjë, tha Kyodo.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *