Categories BOTA

Hodhi topa bore drejt një makinë, qëllohet me armë zjarri 12 vjeçari

Një 12-vjeçar në SHBA është qëlluar me armë zjarri, pasi hodhi një top dëbore drejt një makine.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se fëmija dhe një 11-vjeçar po hidhnin topa bore në qytetin Hartford të Konektikatit kur njëri prej tyre goditi një makinë. Automjeti nisi t’i ndjekë ata dhe drejtuesi i tij “gjuajti me armë zjarri ndaj fëmijëve”, duke goditur njërin prej tyre, u tha gazetarëve togeri i policisë së Hartfordit Aaron Boisvert.Ai nuk tha se si ishte gjendja shëndetësore e fëmijës, por zbuloi se plagët e tij nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën. Bëhet me dije se 11-vjeçari që ishte me të miturin që u prek nga plumbat, nuk është goditur. “Mund të kishte qenë shumë më keq”-tha toger Boisvert. Policia është në kërkim të autorit dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ata nuk e dinë se sa persona ishin në makinë. Togeri Boisvert tha se policia po shikon gjithashtu videot e kamerave nga zona. Fëmija u dërgua në Qendrën Mjekësore të Fëmijëve në Connecticut.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *