Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund t’a bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm.
Ka shumë variacione djathi të cilat për shumë kohë tashmë janë cilësuar si jo shumë të dobishme për trupin.
Megjithëse si një nën produkt i qumështit edhe djathi është një probiotik i shkëlqyer i pasur me shumë minerale.
Studime të reja kanë kthyer faqen përsa i përket konsumimit të djathit.
Studimi
Studiuesit e Universitetit të Albertas në Kanada, të cilëve u referohet AgroWeb.org tregojnë se ky ushqim mund të ndikojë në rregullimin e sheqerit në gjak.
Kryesisht këshillohet për paradiabetikët të cilët kanë një nivel të ulët yndyrnash në trup.
Ekspertët sugjerojnë se ngrënia e një sasie djathi në ditë mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular apo diabetin.
Gjatë studimit u vu re se enzima të djathit dhe produkteve të bulmetit ndihmonin në prodhimin e fosfolipideve.
Gjithashtu ndihmon edhe në stabilizimin e nivelit të insulinës.
© SYRI.net