Categories VENDI

Është arrestuar nga policia 42 vjeçarja që goditi dje një këmbësore me veturë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se është arrestuar 42 vjeçearja, e cila dyshohet se gjatë ditës së djeshme goditi një këmbësorë me veturë dhe iku nga vendi i ngjarjes, përcjell Koha.

“Me datë 31.01.2025 në ora 17:30 në Shkup, nga ana e zyrtarëve të policisë është gjetur dhe është privuar nga liria S.V.M. (42), për shkak se më datë 31.01.32025, rreth orës 14 në kryqëzimin nga bulevardi “Kuzman Josifoski Pitu” dhe dhe rrugës “Bojmija”, me automjet motorik të pasagjerëve “Citroen” ka goditur këmbësorin A.M. (38) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pa i ofruar ndihmë të lënduarit. A.M. me autoambulancë është transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku i janë konstatuar lëndime trupore. Me urdhër të Prokurorit Publik S.V.M. po mbahet në stacion të policisë dhe ndaj saj do të ngrihet kallëzim penal në procedurë të shpejtë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *