“Hapje më e madhe në drejtim të krijimit të politikave nga ana e kryetarëve të komunave, më shumë të jenë të hapur ndaj qytetarëve që të parandalohet puna e cila praktikisht është prioritet për hapjen e këtij ligji, e ajo është për tërheqje përmes referendumit për kryetarin. Pse them se është shumë e rëndësishme, pasi për momentin jemi dëshmitarë të një numri të vogël të kryetarëve të komunave të cilët sillën në mënyrë devijuese dhe e keqpërdorin besimin e dhënë nga ana e qytetarëve. Vlerësoj se jemi në rrugë të drejtë për të krijuar një zgjidhje ligjore të qëndrueshme dhe kualitative me çka në periudhën e ardhshme do iu përgjigjet edhe nevojave të vetëqeverisjes lokale por gjithsesi edhe qytetarëve”, deklaroi Zllatko Perinski, ministër i Pushtetit Lokal.
Categories
VENDI