Categories VENDI

Ndjehet tërmet në Shtip dhe rrethinë

Një tërmet me magnitudë 2,7 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 9 e 18 minuta në zonën epiqendrore Shtip-Radovish në 70 kilometra në juglindje të Shkupit, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup.

Sipas të dhënave të deritanishme që ka në dispozicion observatori, tërmeti është ndjerë në Shtip dhe rrethinë me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makroseizmike evropiane.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *