Categories VENDI

Bojkot i ri i marketeve paralajmërohet për të premten – Çmimet janë në dorën e qytetarëve

Thirrja për bojkot të rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, që është planifikuar të bëhet këtë të premte, po përhapet sërish në rrjetet sociale. Apelohen qytetarët që të përmbahen nga pazaret, ndërsa fushata quhet “Black Friday” për supermarketet.
Prej ditës së djeshme ka qarkulluar një thirrje specifike për dy supermarketet e mëdha “Tinex” dhe “Vero”, duke nxitur qytetarët të mos bëjnë pazar në këto dyqane.

Bojkoti i javës së kaluar tashmë ka treguar efektin e tij – sipas të dhënave të PRO, më 31 janar 2025, xhiroja në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve ra me 46,59% krahasuar me të premten e kaluar. Megjithatë, një pjesë e madhe e qytetarëve kanë bërë blerjet ditën e nesërme, duke rezultuar në një rritje prej 11.3% të xhiros ditën e shtunë.

Bojkoti i parë i organizuar nga qytetarët u zhvillua me sloganin “Zbritje, zbritje kur çmimet janë të njëjta” dhe mori mbështetje nga publiku, partitë politike dhe qeveria.

Udhëheqësi i sindikatës Slobodan Trendafilov javën e kaluar u kërkoi qytetarëve të shmangin “shpenzimet e dyfishta ose të trefishta të enjteve dhe të shtunave” për të parandaluar shitësit të rikuperojnë humbjet.

Kjo nismë e ka origjinën në Kroaci, ku qytetarët kanë lënë bosh arkat nëpër supermarkete me bojkot masiv. Një bojkot shtatë-ditor i disa zinxhirëve të shitjes me pakicë është duke u zhvilluar atje për shkak të çmimeve të larta në krahasim me vendet e tjera të BE-së.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *