Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit vazhdon konsolidimin e saj në terren, duke zgjeruar strukturat organizative. Në këtë kuadër, është zyrtarizuar nëndega “Teli” në lagjen Gazi Babë të degës së Çairit, duke shënuar një hap drejt përfaqësimit të denjë dhe aktivizimit politik në këtë zonë.
Anëtarët e Lëvizjes Demokratike shprehën përkushtimin e tyre për një proces zgjedhor transparent dhe demokratik. Në kuadër të këtij organizimi, Adnan Ejupi u emërua kryekoordinator i kësaj nëndege, ndërsa ekipi përbëhet nga dhjetëra aktivistë të tjerë.