Prokuroria themelore publike Shkup, së bashku me Drejtorinë për polici financiare ka kryer bastisje në lokacione në Shkup për sigurimin e dëshmive për vepra penale, keqpërdorim të shërbimit dhe punë të pandërgjegjshme në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta – SHPPP.
“PTHP Shkup, së bashku me Drejtorinë për polici financare ka ndërmarrë veprime për sigurimin e dëshmive në lëndën për vepra penale – marrje të rryshfetit, dhënie të rryshfetit, keqpërdorim në shërbimin dhe punë të pandërgjegjshme. Në vijim janë bastisje në lokacione në Shkup, për çka u sigurua urdhër nga gjykatësi në procedurë paraprake, ndërsa po ndërmerrem edhe veprime tjera”, informojnë nga PPRMV-ja.
Paraprakisht, disa mediume publikuan se është arrestuar ish drejtori i SHPPP-së, Pece Mirçevski dhe se po kryhen bastisje në shtëpinë e tij.