
Një veturë ka përplasur një grup njerëzish në Mynih të Gjermanisë, duke lënë disa të plagosur.
Policia në televizionin gjerman tha se të paktën 20 persona janë plagosur – disa prej tyre në gjendje kritike dhe të rëndë.
Ende nuk dihet nëse drejtuesi i mjetit ka vepruar qëllimisht apo ka qenë aksident, shkruan BBC-i.
Kryetari i bashkisë së Mynihut Dieter Reiter i tha gazetës gjermane “Bild” se zyrtarët e policisë i thanë se mes të plagosurve kishte edhe fëmijë.
“Jam thellësisht i tronditur. Mendimet e mia janë me të plagosurit”, thotë ai.
Një operacion i madh është duke u zhvilluar në zonën e Dachauer Strasse, thotë policia, duke shtuar se shoferi u ndalua në vendngjarje dhe nuk përbën rrezik të mëtejshëm.
Aktualisht është e paqartë nëse ky ishte një sulm apo një aksident.
Konferenca e Sigurisë në Mynih, do të fillojë të premten, me nënpresidentin e SHBA-së JD Vance dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që do të mbërrijnë këtë pasdite.