
Një person i paidentifikuar mbrëmjen e së mërkurës ka hedhur një granatë dore në një kafeteri në qytetin Grenobël, në Francë. Policia ka thënë të dyshon se ka të bëjë me qërim hesapesh dhe lidhjen e mundshme me trafikim droge.
Dymbëdhjetë persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një granate dore e cila ishte hedhur në njëkafeteri përplot me mysafirë. Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Grenoble, të mërkurën në mbrëmje pak pas orës 20:00.
Motivi i këtij sulmi nuk dihet megjithatë hetuesit kanë thënë se mund të jetë për qërim hesapesh.
Dëshmitarët kanë thënë se i dyshuari, që e ka hedhur granatën në kafeteri, i paidentifikuar ende, mund të ketë pasur me vete edhe një armë automatike të llojit AK-47.
Prokurori Francois Touret-de-Courcey ka thënë se po e shqyrtojnë lidhjen e mundshme të sulmit me trafikim të substancave narkotike.
Rreth 80 policë e zjarrfikës ishin pozicionuar tek vendi I ngjarjes ndërsa zona ishte siguruar edhe mëngjesin e së enjtes.
Zëvendëskryetarja e bashkisë ka thënë se kjo kafteri është një pikëtakim ku banorët dhe mysafirët mblidhen, zakonisht për t’i përcjellë ndeshjet e futbollit.