Categories VENDI

Bexheti: Përveç stemës dhe himnit, të ndryshohet edhe flamuri i Maqedonisë së Veriut!

Shefi i Grupit Parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti në një deklaratë për TV21 thotë se mbështesin idenë për ndryshimin e stemës, por që sipas tij, duhet të ndryshohet himni, të largohet 20%-shi që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, ndërkaq, si propozim shtesë i BDI-së dhe Frontit Europian, është që të ndryshohet edhe flamuri.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për stemën, por gjithashtu, pasi që stema është një ndër më të vjetrat nga social-komunizmi, për himnin që himni të jetë që i përfshin të gjitha, gjithë popujt këtu në Maqedoni, që të jetë e pranueshme për të gjithë qytetarët, që ta ndjejnë si të veten. Normalisht edhe te pjesa e ligjit për gjuhën shqipe, por gjithashtu që edhe flamuri shtetëror të ndjehet si i të gjithëve. Mendoj se në këtë pako duhet të bëhet ndarja e flamurit të kombit maqedonas me flamurin shtetëror”, tha mes tjerash për TV21 Blerim Bexheti, shef i Grupit Parlamentar të Frontit Europian.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *