
LSDM-ja dhe Filipçe publikisht të distancohen dhe të dënojnë gjuhën e urrejtjes së Sasho Ordanoskit ndaj SHBA-së dhe Presidentit Tramp – vazhdojnë të insistojnë nga VMRO-DPMNE-ja.
Por, partia në pushtet ka akuzuar LSDM-në se po përhap gënjeshtra dhe se po përpiqet ta mashtrojë opinionin me të pavërteta rreth partizimit të insititucioneve publike.
“Faktet janë të qarta – Qeveria e udhëhequr nga VMRO DPMNE nuk do t`i përsërisë gabimet e tyre. Arsyeja e vërtetë e histerisë së LSDM-së qëndron diku tjetër – këmbëngulja e tyre të mbeten vazalë të BDI-së. Në vend që Ahmeti dhe Grubi të arsyetohen për skandalet dhe politikat katastrofike, LSDM-ja ua përfundon punën e ndyrë, duke lehur pas VLEN-it” – thonë nga VMRO.
Kundërpërgjigjen nga LSDM-ja. Sipas tyre, “spinet” dëshpruese të DPMNE-së për Ordanoskin, nuk do ta mbulojnë skandalin me punësimet e Mexhitit.
“Dëshpruese janë përpjekjet e VMRO-së që qëndrimet e gazetarëve të tregohen si qëndrime të LSDM-së, komedi paraqet përpjekja që LSDM-ja të tregohet si parti antiperëndimore, kur ne me të gjitha veprat në të kaluarën dhe tani tregojmë se jemi parti që dëshiron dhe punon për të ardhme evropiane” – tha Kuzeska.
Ndërkohë, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, sot ka reaguar pas sulmeve disaditëshe verbale ndaj gazetarit Sasho Ordanoski.
SHGM-ja thotë se është e papranueshme dhe e e dëmshme për hapësirën mediatke, praktika e partive që të përballen me shfrytëzimin e emrave dhe qëndrimeve të gazetarëve.
SHGM kërkon që kjo praktikë të ndërpritet, duke shtuar se shqetësuese paraqitet që një deputet I partisë në pushtet, në dy konferenca për media, ka përdorur kualifikime joadekuate ndaj gazetarit Ordanoski, duke e vënë në korniza të kontekstit politik dhe partiake.